06.02.2024

Vellkovski: Përmes vlerësimit adekuat të punës së punonjësve do të rrisim efikasitetin e qendrave për punë sociale

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, nga sot në vizitë të rregullt nëpër qendrat për punë sociale në mbarë vendin. Ai do të bisedojë me profesionistët në këto institucione për të dëgjuar problemet me të cilat po përballen.

“Mendoj se investimi në këto profesione humanitare është çelësi për të pasur përfitues të kënaqur në sistemin e mbrojtjes sociale. Njerëzit u harruan prej vitesh, nuk kishte asnjë sistem të vlerësimit të punës së tyre. Kur ka apati tek të punësuarit, nuk mund të presësh që ata të japin maksimumin nga vetja në zgjidhjen e problemeve të njerëzve, dhe probleme ka shumë”, deklaroi Vellkovski sot nga Tetova.

Ministri i takoi edhe qytetarët që prisnin para dyerve të Qendrës për Punë Sociale. Ai bisedoi hapur me ta dhe paralajmëroi vizita të rregullta në të gjitha qendrat e punës sociale në të gjithë vendin për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe problemet në resore që ai mbulon gjatë kësaj periudhe.

“Qytetarët kërkojnë dikë që t’i dëgjojë. Ata thjesht kanë nevojë për ndihmë në një gjendje pafuqie. Ne jemi shërbim për qytetarët dhe institucionet duhet të jenë të aksesueshme dhe transparente. Askush nuk duhet të injorohet nga sistemi. Ne ekzistojmë për ta”, tha ministri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.