31.07.2024

Takim i ministrit Limani me ambasadorin britanik, Loson  

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Metju Loson, ku është diskutuar për aktivitetet e mëparshme dhe aktuale të Ministrisë, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike në vendin tonë. 

Ky bashkëpunim nxjerr në pah partneritetin e fortë midis dy vendeve dhe një angazhim të përbashkët për të dizajnuar shërbime sipas nevojave të komunitetit. 

Ministri Limani e njoftoi ambasadorin Loson për vizionin, prioritetet dhe angazhimet në fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, dhe që të gjitha me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore dhe standard më të mirë për qytetarët. 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë mes dy vendeve, ku fokusi në të ardhmen do të jetë zhvillimi i politikave gjithëpërfshirëse për të rinjtë dhe gratë. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.