30.09.2024
Takimi Limani-Kolumbija: Mbështetja e OKB-së në vend me dinamikë të shtuar në realizimin e projekteve nga të cilat përfitojnë qytetarët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot një takim me koordinatoren e re të përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Columbia, me të cilën biseduan për disa tema që janë në kompetencë të Ministrisë, por mbi të gjitha për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vendin, nën kujdesin e organizatës botërore, si dhe për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.
Më shumë
30.09.2024
Takimi Limani-Lludva: Republika Çeke është një mbështetëse e madhe e vendit në integrimet evropiane dhe politikat që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Lludva, në të cilin u diskutuan disa tema kyçe, para së gjithash, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut, thellimi i bashkëpunimit në nivel bilateral dhe aktivitetet e Ministrisë në 100 ditët e para nga ardhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më shumë
27.09.2024
Takimi Limani-Xhein: Suedia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në integrimin evropian, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot Ami Larson Xhein, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut.
Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për fushat nën kompetencat e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për të cilat dy vendet kanë krijuar bashkëpunim të ngushtë, si barazia gjinore, mbrojtja nga diskriminimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe mbrojtja dhe parandalimi i dhunës ndaj grave.
Më shumë
25.09.2024
Delegacioni i Ministrisë në një konferencë ndërkombëtare në Tiranë: “Krijimi i së ardhmes 30 vjet pas Pekinit: mekanizma institucionalë efektivë për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave”
Një delegacion i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nga data 23 deri më 24 shtator mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Krijimi i së ardhmes 30 vjet pas Pekinit: mekanizma efektivë institucionalë për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave", në Tiranë, në bashkëpunim me UN Woman”,
Më shumë
25.09.2025
Sabriu: Përmes shkëmbimit të përvojave nga rajoni, së bashku mund të krijojmë shpresa të reja dhe të mbrojmë të drejtat e azilkërkuesve
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, ka hapur sot konferencën rajonale “Mbrojtja dhe perspektivat ekonomike: Inkurajimi i pjesëmarrjes në punën e azilkërkuesve në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë, MARRI, në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ.
Më shumë
25.09.2024
Limani drejtuar të rinjve: Dyert tona janë të hapura për ju, le të krijojmë dhe realizojmë së bashku politikat e ardhshme rinore
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot mori pjesë në konferencën me temë “Nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoninë e Veriut, organizuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë, Organizata e Studentëve nga Maqedonia dhe Shoqëria e Biznesmenëve nga Sllovenia dhe Maqedonia.
Më shumë
20.09.2024
Sekretari Shtetëror, Sabriu: Programi Supershkolla është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të liderëve të rinj global të ndërgjegjshëm
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, sot mori pjesë në ngjarjen ceremoniale të titulluar “Ti njohim Supershkollat” në Shtëpinë e Evropës (Europe house), e cila kishte për qëllim promovimin e Programit të Shkëmbimit të Supershkollave nga Ballkani Perëndimor. Sot u bë hapja zyrtare e ciklit të tretë të programit Supershkolla të mbështetur nga Komisioni Europian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), që zbatohet nga RYCO dhe GIZ.
Më shumë
20.09.2024
Takim i ministrit Limani me ambasadorin e Italisë, Silvestri
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Andrea Silvestri.
Më shumë
19.09.2024
Takim Limani-Drexler: Gjermania është mbështetëse e fortë e Maqedonisë në arritjen e qëllimeve të saj prioritare nga të cilat përfitojnë qytetarët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka takuar ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Petra Drexler.
Më shumë
19.09.2024
Takim Limani-Fuger: Mbështetja e kategorive të rrezikuara të qytetarëve në fokus të projekteve të mbështetura nga Austria
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim me Harald Fuger, Atashe i Ministrisë së Punëve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Austrisë, ku iu dorëzua letër mbështetëse nga Ministri Federal i Austrisë, Johannes Rauch.
Më shumë
19.09.2024
Fjalimi i zëvendësministrit Velkovski në Kuvend për Ligjin për pjesëmarrje dhe politika të të rinjve
Debati që e trajtova sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për politikat e të rinjve dhe Ligjin për pjesëmarrje dhe politika të të rinjve - temë që është me rëndësi kyçe për të ardhmen e vendit tonë. Si zëvendësministër, jam i vetëdijshëm se të rinjtë janë forca lëvizëse e shoqërisë sonë dhe ky debat është një mundësi për të folur për sfidat dhe mundësitë që kemi përpara.
Më shumë
18.09.2024
Takim Limani - Ulman: Vazhdon mbështetja zvicerane për fushat prioritare - të rinjtë, qytetarët e rrezikuar social dhe barazia gjinore
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim protokollar me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Veronique Ullman, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe planet e ardhshme për projekte të mëtejshme.
Më shumë
18.09.2024
Vellkovski: lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të jetë prioritet i ynë
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga sfidat më të mëdha globale dhe lokale. Në ngjarjen e sotme “Shkëmbimi i praktikave dhe njohurive të mira në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”, i cili u mbajt në Hotel Hilton, Shkup, e theksuam rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe promovimin e drejtësisë dhe barazisë sociale.
Më shumë
18.09.2024
Limani: Duke i nënvizuar dobësitë në sistem do të krijojmë zgjidhje cilësore sistematike për kategoritë e cenueshme të qytetarëve
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka takuar drejtoreshën e Institutit për Politika Evropiane (IPE) Simonida Kacarska dhe përfaqësues të Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave – Romalitiko.
Më shumë
17.09.2024
Sabriu: Suksesi i proceseve të risocializimit dhe riintegrimit është pasqyrim i suksesit të shoqërisë në tërësi
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë sot në një diskutim profesional për proceset e risocializimit dhe (ri)integrimit të fëmijëve të vendosur në IP për përkujdesjen ndaj fëmijëve me probleme sociale edukative dhe me sjellje të çrregulluar, me rastin e Analizës për këto dy procese nga Fakulteti i Sigurisë-Shkup, në bashkëpunim me Entin për Veprimtari Sociale.
Më shumë
10.09.2024
Sabriu në hapjen e Garave të 28-ta Republikane Sportive të Pensionistëve: Ju jeni frymëzim për të gjithë ne, prioriteti ynë është pleqëria dinjitoze për të gjithë pensionistët
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, i ka hapur sot zyrtarisht Garat e 28-ta Republikane Sportive të Pensionistëve, të cilat tradicionalisht mbahen çdo vit. Pensionistët garojnë në 11 disiplina si: shah, tavëll, pikado, tërheqje litari, vrapim, gjuajtje me hark e të tjera.
Më shumë
05.09.2024
Ministri Limani u takua me ambasadoren e Lituanisë, SH.S. Vilma Dambrauskiene
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Lituanisë, SH.S. Vilma Dambrauskiene.
Më shumë
05.09.2024
Limani drejtuar drejtorëve të kopshteve: Ju inkurajoj të jeni më proaktiv, së bashku do të punojmë për zgjidhjen më të mirë për të gjitha sfidat
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot mori pjesë në fillimin e takimit të punës në të cilin morën pjesë drejtorët e kopshteve dhe punonjës nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Qëllimi i takimit ishte tejkalimi i sfidave dhe trajnimi i përfaqësuesve të institucioneve parashkollore në përgatitjen e kërkesës për punësim, zbatimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjit për nëpunësit administrativ dhe Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.
Më shumë
05.09.2024
Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin gusht 2024.
Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 5 gusht 2024.
Më shumë
03.09.2024
Limani: Po angazhohemi për të reduktuar listat e pritjes në kopshte, sepse çdo fëmijë është i rëndësishëm
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kristian Mickoski, kryetarin e komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, punonjës të kopshtit të fëmijëve, banorë të këtij vendbanimi, morën pjesë në hapjen ceremoniale të zgjerimit të Institucionit Publik “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit. Zgjerimi i kapaciteteve të kopshtit nënkupton edhe hyrjen e 24 fëmijëve shtesë nga kjo komunë.
Më shumë
02.09.2024
VELLKOVSKI: Fokusi ynë është te të rinjtë!
Sot pata nderin të jem pjesë e panelit të organizuar nga OSBE-ja si pjesë e Hulumtimit për të rinjtë dhe sigurinë me temë “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve”.
Më shumë