31.07.2024

Takim i ministrit Limani me drejtoreshën e ONP, për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim me drejtoreshën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti. 

Ministri Limani e ka falënderoi drejtoreshën e MOT, Harasti për nismën për të zhvilluar takimin në fjalë, që është i një rëndësie të veçantë për vendosjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm për çështjet në fushat nën juridiksionin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. 

Drejtoresha Harasti fillimisht e ka uruar ministrin Limani për marrjen e detyrës dhe ka shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet ONP-së dhe Ministrisë, si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në fusha të tjera. 

Në takim u ngritën çështjet për sfidat demografike, mungesën e fuqisë punëtore dhe emigracionin e të rinjve, mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës, masën Garanci rinore, kujdesin për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe kategori të tjera të ndjeshme. 

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në fushat që i mbulon Ministria me fokus të veçantë të rinjtë dhe përfshirjen e tyre në krijimin e politikave, mundësive për punësim dhe mbajtjen e tyre në vend, si dhe aktivizimin e përfituesve të Ndihmës së Garantuar Minimale të Garantuar në tregun e punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.