31.07.2024

Takim Limani-Ivanoviq-Castarede

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot zhvilloi një takim të rëndësishëm me Udhëheqësen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq-Castarede.

Gjatë këtij takimi, të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit intensiv dhe të përbashkët në të ardhmen, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive. Takimi u përqendrua në temat kyçe që lidhen me barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe pozicionin e tyre në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgjithësi, duke vendosur theks të veçantë mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.

 


Ministri Limani shprehu gatishmërinë e tij për të përkushtuar të gjitha proceset që kontribuojnë në avancimin dhe mbrojtjen e pozitës së gruas në shoqëri, përfshirë parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore dhe çdo lloj tjetër dhune. Ai theksoi se Ministria është e angazhuar maksimalisht për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi ku gratë mund të ndihen të sigurta dhe të fuqizuara.

Nga ana e saj, Udhëheqësja e UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq-Castarede, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe përpjekjet e Ministrisë në fushën e barazisë gjinore. Ajo theksoi se ky bashkëpunim është ndër më të mirët në nivelin e institucioneve qeveritare në Maqedoninë e Veriut, duke ndihmuar në forcimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Të dy palët nënvizuan se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të thellohet në të ardhmen. Ky bashkëpunim i intensifikuar pritet të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, ku gratë të kenë një rol të fuqishëm dhe të sigurt.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.