18.07.2024

Takimi i ministrit Limani me ambasadorin francez, Siril Bomgartner

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot takoi ambasadorin e Republikës së Francës, Siril Bomgartner të cilit i dërgoi kërkesë për përshpejtimin e procedurës dhe nënshkrimin e iniciativës së paraqitur për fillimin e negociatave me Francën për përfundimin e marrëveshjes dypalëshe për sigurimet sociale.

Ministri Limani gjithashtu uroj ambasadorin Bomgartner me rastin e festës së Republikës dhe shprehu gatishmërinë për të vendosur bashkëpunim të frytshëm në fushat nën juridiksionin e ministrisë.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mëparshëm me ambasadën franceze në vend, si dhe me Republikën e Francës në përgjithësi. Theksi i bisedës u vu në dy sektorët e rinj, demografia dhe rinia, për të cilët ministri Limani theksoi rëndësinë e tyre vendimtare për vendin.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se mbajtja e rinisë në vend dhe përfshirja e diasporës në politikat, programet dhe planet e qeverisë do të sjellë një situatë më të mirë ekonomike dhe përparimtare në vend.

Ambasadori Bomgartner shprehu mbështetjen e hapur për të gjitha aktivitetet e mëtejshme të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe mbështetjen për vendin në rrugën drejt integrimit evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.