12.12.2024

Ministri Limani e priti delegacionin e Sllovenisë të kryesuar nga ministri Mesec

Ministri dhe zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Velkovski, pritën sot delegacionin e kryesuar nga ministri i Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Republikës së Sllovenisë, Luka Mesec, ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Gregor Presker, Mojca Prshina, drejtoreshë e përgjithshme për tregun e punës dhe punësimit të Sllovenisë dhe Urshka Lipovzh, këshilltare e ministrit.

Në takim, të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili prej vitesh mbahet në nivel të lartë. Të dyja vendet bashkëpunojnë shkëlqyeshëm në shumë fusha dhe në takim u vu theksi në fushat që i mbulojnë, si bashkëpunimi në fushën e sigurimeve shoqërore, punësimit, arsimit, sipërmarrjes sociale e të tjera.

Bashkëbiseduesit folën për shkëmbimin e studentëve, duke pasur parasysh numrin e madh të studentëve nga Maqedonia që studiojnë në Slloveni, si dhe shtetasve tanë që punojnë në Slloveni, por edhe anasjelltas. Bisedimet kishin për qëllim avancimin e legjislacionit për qarkullim më të shpejtë dhe më të thjeshtë të njerëzve që janë shtetas të të dyja vendeve.

Bëhej fjalë për situatën me demografinë dhe të rinjtë si sfida me të cilat përballen jo vetëm vende si yni, por edhe Europa dhe bota. Në të njëjtën kohë, u vu theksi në marrjen e hapave seriozë përmes politikave që do t'u ofrojnë mundësi të rinjve për të qëndruar në vendin e tyre, por edhe mundësi për t'u rikthyer tek ata që u larguan.

Bashkëbiseduesit konfirmuan se Sllovenia dhe Maqedonia janë vende mike dhe vende që para tri dekadash kanë qenë një shtet, dhe nga kjo ka ngjashmëri në kulturë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Në fund të takimit, të dyja palët shprehën kënaqësinë dhe përkushtimin e tyre të madh për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen që kanë pasur deri më tani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.