26.12.2024

U mbajt seanca konstituive  e Këshillit pë Siguri Sociale

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, foli sot në seancën konstituive të Këshillit për Siguri Sociale, i cili është themeluar me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave sociale të shfrytëzuesve të pensionit dhe marrjen e masave për avancimin e pozitës sociale dhe integrimin dhe përmirësimin e standardit të jetesës së përfituesve të pensionit. 

Më shumë

24.12.2024

U nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Universitetit “Nënë Tereza” 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani dhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, prof. Dr. Izet Zeqiri, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Universitetit “Nënë Tereza”-Shkup.

Më shumë

20.12.2024

Limani dhe Vellkovski e prezantuan Buxhetin për vitin 2025: Mjete të siguruara për rritjen e pensioneve, përfitimet dhe shërbimet sociale dhe investimet kapitale

Ministri dhe Zëvendësministri për Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Vellkovski, prezantuan sot Buxhetin e Ministrisë për vitin 2025.

Më shumë

19.12.2024

Limani dhe Velkovski i vizituan fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve

Ministri dhe zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë  dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Velkovski, sot i kanë vizituar fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve.

Më shumë

19.12.2024

Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2024/2025

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton qytetarët se është duke u bërë pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2024/2025. 

Më shumë

18.12.2024

Ministri Limani në vigjilje të festave të fundvitit në shoqërim me fëmijët e shtëpive në grupe pranë IP “25 maj”

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, vizitoi fëmijët e shtëpive në grupe pranë IP “25 Maji”. Në prag të festave të fundvitit, kjo vizita ishte edhe rast për shoqërim dhe ndarjen e dhuratave.

Më shumë

18.12.2024

Limani: Organizatat qytetare–ofrues të shërbimeve sociale janë partnerët tanë në sigurimin e mirëqenies së qytetarëve

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile–ofrues të shërbimeve sociale. Në takim u bisedua për angazhimet dhe synimet e përbashkëta në të cilat po punojnë të dyja palët, e që është sigurimi i mirëqenies së qytetarëve, përfituesve të shërbimeve.

Më shumë

16.12.2024

Vellkovski në Gjevgjeli: Ofrojmë arsim dhe edukim parashkollor cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, realizoi një vizitë pune në komunën e Gjevgjelisë.

Më shumë

16.12.2024

Limani: Kopshti i ri “Rilindja” në Tetovë ka përfunduar tërësisht, është siguruar stafi profesional dhe së shpejti do të fillojë përkujdesja për fëmijët

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, sot kanë vizituar objektin e ri “Rilindja” pranë Institucionit Publik “Mlladost”, Komuna e Tetovës, me qëllim të inspektimit të aktiviteteve para hapjes së tij.

Më shumë

14.12.2024

Kushtet e reja hapësinore për më të vegjlit në Karbinci

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, së bashku me kryeministrin Kristijan Mickoski dhe kryetarin e komunës së Karbincit, Viktor Paunov, shënuan fillimin e zgjerimit të objektit ekzistues të kopshtit “Kokiçinja” në komunën e komunën e Karbincit.

Më shumë

14.12.2024

Limani nga Kosova: Një nga rolet më të rëndësishme të institucioneve është që të ofrojnë platforma për zhvillimin e të rinjve 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ndodhet në një vizitë njëditore në Republikën e Kosovës për të marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull –  “Roli i institucioneve për zhvillimin, fuqizimin dhe rrjetëzimin  e të rinjve” organizuar nga Dreamin' Kosovo në bashkëpunim me LDA Europe. 

Më shumë

13.12.2024

Fillon procesi i aplikimit për licenca për punë në kopshte – kaloi në procedurë parlamentare ndryshimi në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve ka kaluar procedurën parlamentare dhe kështu nis procesi i aplikimit për licenca për të punuar në ambientet e kujdesit për fëmijët.

Më shumë

13.12.2024

Vijon pagesa e shtesave për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, aftësi e kufizuar dhe vendosje në familje kujdestare

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton publikun se vijon pagesa e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe kompensim për vendosje në familje kujdestare për muajin nëntor 2024.

12.12.2024

Ministri Limani e priti delegacionin e Sllovenisë të kryesuar nga ministri Mesec

Ministri dhe zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Velkovski, pritën sot delegacionin e kryesuar nga ministri i Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Republikës së Sllovenisë, Luka Mesec, ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Gregor Presker, Mojca Prshina, drejtoreshë e përgjithshme për tregun e punës dhe punësimit të Sllovenisë dhe Urshka Lipovzh, këshilltare e ministrit.

Më shumë

12.12.2024

Vellkovski: Për tre dekada, shteti maqedonas është shembull i humanizmit dhe solidaritetit ndaj refugjatëve dhe mërgimtarëve 

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë u shënua 30 vjetori nga themelimi i partneritetit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). 

Më shumë

12.12.2024

Ministri Limani dhe ambasadori i Kinës, Su Lej nënshkruan Marrëveshjen e Donacionit - Kina dhuron dhoma ndijore për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga ministri Fatmir Limani dhe ambasadorja Su Lej, nënshkruan sot Marrëveshjen për donacion. 

Më shumë

11.12.2024

Velkovski: Si shoqëri duhet të tregojmë këmbëngulje dhe vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut 

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski sot mori pjesë në takimin e nivelit të lartë me titull “Ta sjellim drejtësinë më afër qytetarëve!”, organizuar nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup në kuadër të Aksionit “Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas (BPP) në Maqedoninë e Veriut”. 

Më shumë

10.12.2024

Vellkovski: Zero tolerancë ndaj dhunës në çfarëdo forme, përfshirë dhe atë në botën digjitale  

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, zëvendësministri i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, mori pjesë në debatin me titull: “Dhuna kibernetike ndaj grave dhe të rinjve në epokën digjitale” në organizimin e Qendrës së Krizave “Shpresë”.

Më shumë

06.12.2024

Vijojnë pagesat nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë  informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin nëntor 2024 ka filluar më 5 dhjetor dhe vazhdon edhe sot, më 6 dhjetor 2024.

Më shumë

06.12.2024

Zëvendësministri Gjoko Vellkovski në takim me përfaqësues të Bankës Botërore

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, zhvilloi takim pune me drejtorin rajonal të Bankës Botërore për mbrojtje sociale dhe çështje të punës, Mihail Rutkovski, si dhe me përfaqësueset e larta Natalie Lahir dhe Bojana Naceva. Takimi iu kushtua diskutimit të projekteve aktuale dhe të ardhshme, si dhe hapave konkretë për përmirësimin e shërbimeve sociale në vend.

Më shumë

05.12.2024

Vellkovski: Vetëm me përpjekje kolektive në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar mund t'i japim fund dhunës me bazë gjinore 

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, mori pjesë sot në manifestimin e organizuar nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale-BNJVL me mbështetjen e UN Women, me temë: “Roli i vetëqeverisjes lokale dhe sfidat e ofruesve të shërbimeve nga qendrat mbështetëse për viktimat e dhunës me bazë gjinore”. 

Më shumë

03.12.2024

Limani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me nevojë: Kjo ditë le të jetë nxitje për ndryshime konkrete në infrastrukturë dhe ndërgjegjësim për një shoqëri të barabartë për të gjithë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, e vizituan Shoqatën e Prindërve të Fëmijëve me Autizëm “Blue Puzzle” – ofruese e shërbimit të kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara.

Më shumë
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.