14.08.2024
Takimi Midis Ministrit Limani dhe Kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, për Finalizimin e Çerdhes së Anashkaluar për Katër Vite
Sot, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu. Në fokus të këtij takimi ishte finalizimi i çerdhes në Çair, e cila ka qenë e anashkaluar për katër vite, por tashmë do të bëhet realitet. Gjatë takimit, u përcaktuan afatet konkrete për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Takimi u karakterizua nga një produktivitet i lartë, ku u shkëmbyen ide të ndryshme për realizimin e projekteve të tjera të rëndësishme në komunën e Çairit. Ministri Limani dhe Kryetari Ganiu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët e Çairit.