30.05.2024
MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2023/2024.
Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht:
• për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik,
• për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
• për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
• Për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit alktual kalendarik.