14.11.2024

Takim Limani - Oberhuber: Bashkëpunimi dhe mbështetja nga GIZ dhe Ambasada e Gjermanisë në vend vazhdon me ritme të shtuara 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot zhvilloi takim me David Oberhuber, Drejtor i Programit Rajonal në Shoqatën Gjermane pranë Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ, Zëvendës ambasadorin e Ambasadës Gjermane në Maqedoninë e Veriut, Jan-Axel Foss dhe një pjesë nga Ekipi i GIZ, ku u diskutua për statusin aktual të disa projekteve kyçe që janë pjesë e bashkëpunimit gjerman për zhvillim.

 

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi rëndësinë e përfshirjes sociale, shërbimeve sociale në nivel lokal dhe mentorimit social, ku u theksuan të arriturat e deritanishme dhe planet e ardhshme në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, aktivizimi i kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve në tregun e punës u vu në dukje si një faktor i rëndësishëm në uljen e numrit të përfituesve të ndihmës së garantuar minimale dhe rritjen e punësimit në shtet, duke qenë se si vend jemi përballur me mungesën e fuqisë punëtore. 

Të dy palët diskutuan edhe për politikat rinore, si dhe për rëndësinë e funksionimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor - RYCO, e cila u vu në dukje si projekti më i suksesshëm që doli nga Procesi i Berlinit. Ajo në të cilën është fokusuar RYCO dhe gjithashtu mbështetet nga GIZ, është lidhja e të rinjve përmes sportit që ka potencialin të jetë një mjet i fuqishëm për fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive themelore të jetës, dhe në të njëjtën kohë për inkurajimin e bashkëpunimit rajonal. 

Vitin e ardhshëm Maqedonia e Veriut, gjegjësisht ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Limani do të jetë kryesues i RYCO-s, dhe po këtë vit do të caktohet sekretar i ri i përgjithshëm dhe zëvendëssekretar i RYCO-s nga një nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri në fund të vitit do të emërohet edhe përfaqësuesi i të rinjve nga vendi ynë. 

Të dyja e palët konfirmuan gatishmërinë për punë të përbashkët në projektet duke rritur ritmin e realizimit, prej të cilave përfitime kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.