05.04.2024

Pagesa e pestë e mbështetjes financiare është planifikuar me datë 22.04.224

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, mbështetja financiare do të kryhet për këto kategori të qytetarëve:

  • përfituesit e një shtese të veçantë;
  • përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar;
  • prindër të vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe
  • përfituesit e së drejtës në pension deri në 19.000 denarë.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e parashikuar në këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës në kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe për prindërit e vetëm të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar, për një periudhë prej pesë muajsh, duke filluar nga dhjetori 2023.

Mbështetja financiare për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 19.000 denarë, për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga dhjetori i vitit 2023, arrin në:

3.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej jo më shumë se 14.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin bëhet pagesa e mbështetjes financiare;

2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 14.001 denarë deri në 16.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare dhe

1.500 denarë në muaj për shfrytëzuesit e pensionit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit mujor në shumë prej 16.001 denarë deri në 19.000 denarë në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

Pagesa e mbështetjes financiare do të bëhet pa parashtruar kërkesë nga shfrytëzuesit, në bazë të të dhënave nga evidenca e qendrave për punë sociale dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, për të drejtën e ushtruar në muajin paraprak të muajit në të cilin është bërë pagesa e mbështetjes financiare.

Nëse disa nga qytetarët / përfituesit e kategorive të parashikuara në këtë ligj, nuk kanë marrë mbështetje financiare, ata mund të paraqesin kundërshtim në Komisionin për vendimmarrje për kundërshtimet e mbështetjes financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, brenda tetë ditëve nga dita e pagesës së mbështetjes financiare.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i dërgon një njoftim kërkuesit dhe institucioneve për kundërshtimet e miratuara dhe për kundërshtimet e refuzuara ndaj parashtresave.

Komisioni, pas kundërshtimeve të parashtruara, merr vendim brenda 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kundërshtimit. Në të njëjtën kohë, Komisioni i dërgon një njoftim kërkuesit dhe institucioneve për kundërshtimet e miratuara dhe parashtruesit për kundërshtimet e refuzuara.

Qytetarët i parashtrojnë kundërshtimet e tyre në mënyrë elektronike në adresën elektronike: prigovori@mtsp.gov.mk ose në arkivin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me shënimin “Komisionit për Vendimmarrje për Kundërshtime për mbështetje financiare”.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon edhe se pagesa e mbështetjes së pestë financiare do të jetë më dt. 23.04.2024.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.