19.06.2024
Faza e portokalltë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestareve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve në Qendrat për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq të RMV-së që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit që pasojnë.
Konkretisht, në seancën e djeshme, Qeveria miratoi rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për temperaturat e larta-faza e portokalltë, të cilat pritet të prekin territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, se në ditët në vijim i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përfshihet nga vala e të nxehtit (faza e portokalltë), sollën konkluzionet në vijim, të cilat do të vlejnë në periudhën prej 19.06.2024 (e mërkurë) deri më 23.06.2024. (e diel).
1. Të lirohen nga detyrat e punës grupet më të cenueshme të popullsisë, përkatësisht: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
2. Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00;
3. Njësia e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të ofrojnë ndihmë për të vetmuarit, të moshuarit dhe të pastrehët;
4. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.