20.09.2024

Takim i ministrit Limani me ambasadorin e Italisë, Silvestri

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Andrea Silvestri.

Në fokus të këtij takimi ishte fusha e demografisë dhe e rinisë, gjendja aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e imazhit demografik në vend përmes krijimit të politikave dhe ndërmarrjes së veprimeve konkrete.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se demografia dhe mbajtja e të rinjve në vend janë sfida me të cilat përballet jo vetëm Maqedonia, por edhe shumë vende europiane, duke përfshirë edhe Italinë. 

Ministri Limani theksoi se demografia në një vend zhvillohet kur sigurohet statusi social dhe ekonomik i qytetarëve, si dhe kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin, për çka kjo Qeveri po punon me përkushtim. 

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi temat për barazinë gjinore, sigurimin social, sistemin pensional, si dhe për mundësitë për investime në vend. Lidhur me çështjen e investimeve u theksua gatishmëria e të dyja vendeve për thellimin e bashkëpunimit dhe hyrjen e investimeve të reja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Ambasadori Silvestri e konfirmoi edhe një herë mbështetjen e vendit në rrugën e integrimit eiropian dhe gatishmërinë për mbështetje në këto procese.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.