19.09.2024

Takim Limani-Fuger: Mbështetja e kategorive të rrezikuara të qytetarëve në fokus të projekteve të mbështetura nga Austria 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim me Harald Fuger, Atashe i Ministrisë së Punëve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Austrisë, ku iu dorëzua letër mbështetëse nga Ministri Federal i Austrisë, Johannes Rauch.

 

Në Letrën në fjalë, ministri Rauch fillimisht e përgëzon ministrin Limani për marrjen e detyrës, me dëshirë për punë të suksesshme, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të përbashkët në realizimin e qëllimeve që kanë për qëllim përmirësimin e standardit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. Gjithashtu, e konfirmon mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit evropian. 

Bashkëbiseduesit në takimin e sotëm diskutuan për projekte dhe aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve, mbrojtjes së grupeve të margjinalizuara dhe mbrojtjes nga dhuna në familje. 

Atasheu Fuger i prezantoi projektet e mbështetura nga Austria që synojnë të mbështesin të pastrehët dhe familjet e tyre në aspektin e strehimit, aksesin në arsim dhe mbrojtje shëndetësore, pastaj personat që janë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe familjare dhe mbështetje për fëmijët dhe të rinjtë. 

Ministri Limani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Austria e ofron për vendin tonë përmes projekteve dhe nga e cila përfitojnë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. 

Në lidhje me bashkëpunimin me Austrinë, në takim morën pjesë edhe ekspertë që punojnë në një Projekt të financuar nga BE-ja, i cili synon forcimin e mbrojtjes së të drejtave themelore. Ky projekt është zbatuar nga Instituti Ludwig Boltzmann - Vjenë (Republika e Austrisë) në konsorcium me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike të Republikës së Kroacisë dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Pjesë e aktiviteteve të këtij projekti IPA janë mbështetja dhe përmirësimi i kapaciteteve të Ministrisë sonë në vlerësimin e situatave me dhunë dhe diskriminim me bazë gjinore, përgatitjen e Planit Nacional të Veprimit për të drejtat e fëmijës dhe përforcimi i kapaciteteve dhe ndërgjegjësimi për të drejtat e njeriut dhe detyrimet për zbatim nga institucionet relevante.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.