30.09.2024

Takimi Limani-Kolumbija: Mbështetja e OKB-së në vend me dinamikë të shtuar në realizimin e projekteve nga të cilat përfitojnë qytetarët

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot një takim me koordinatoren e re të përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Columbia, me të cilën biseduan për disa tema që janë në kompetencë të Ministrisë, por mbi të gjitha për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vendin, nën kujdesin e organizatës botërore, si dhe për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e vendosjes së barazisë gjinore në shoqëri, përmirësimin e tablosë demografike në vend dhe përfshirjen e të rinjve në krijimin e politikave që luajnë një rol kyç në zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë.

Nga ana e koordinatores të përhershme Kolumbia, u shpreh mbështetje në të gjitha fushat që mbulon ministria, e cila, siç theksoi, mbulon sektorë vërtet kyç, si kujdesi për kategoritë e cenuara, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, personat në rrezik social, por edhe investime në kapitalin njerëzor.

Ministri Limani theksoi se fokusi i punës së ministrisë është demografia dhe rinia, për të cilat po krijohen sektorë krejtësisht të rinj dhe kjo nënkupton ngritjen e rëndësisë së këtyre fushave në vend.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim më të ngushtë në nivel teknik ndërmjet Agjencive të OKB-së në vend dhe Ministrisë, me qëllim të realizimit të projekteve në dobi të qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.