18.09.2024

Vellkovski: lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të jetë prioritet i ynë  

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga sfidat më të mëdha globale dhe lokale. Në ngjarjen e sotme “Shkëmbimi i praktikave dhe njohurive të mira në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”, i cili u mbajt në Hotel Hilton, Shkup, e theksuam rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe promovimin e drejtësisë dhe barazisë sociale.

 

Hapja e ngjarjes u shënua me fjalën përshëndetëse nga Sh.S. Ami Larsson Jain, ambasadore e Mbretërisë së Suedisë dhe znj. Sonja Bozhinovska Petrushevska, shefe e zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), të cilat e konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërkombëtare në luftën kundër këtij fenomeni kompleks. 

Ministria, së bashku me partnerët e saj, po punon në vazhdimësi për zhvillimin e politikave kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, si dhe për ndërgjegjësimin e publikut për këtë problem serioz. Mekanizmi Kombëtar i Referimit të Viktimave është një mjet kyç që mundëson veprim të koordinuar ndërmjet shërbimeve sociale, policisë, autoriteteve të inspektimit dhe sektorit joqeveritar. 

Me mbështetjen e IOM-it, në periudhën e kaluar kemi krijuar pesë ekipe mobile për identifikimin e kategorive të rrezikuara të qytetarëve, përfshirë viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, të cilat punojnë në Shkup, Manastir, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Tetovë. Këto ekipe, të cilat përbëhen nga përfaqësues të qendrave sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organizatave joqeveritare, kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe janë shembull i praktikës së mirë në rajon. 

Në katër vitet e fundit, ekipet mobile kanë kontaktuar 1674 persona, nga të cilët 197 janë viktima të supozuara të trafikimit të qenieve njerëzore, kurse 19 janë identifikuar si viktima. Veçanërisht shqetësues është fakti se 66% e viktimave janë shtetas të Maqedonisë dhe 46% prej tyre janë fëmijë. 

Puna për parandalimin dhe mbrojtjen nga trafikimi i qenieve njerëzore duhet të mbetet prioritet. Ndërhyrja në kohë është çelësi për parandalimin e shfrytëzimit dhe ofrimin e mbështetjes adekuate për viktimat.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.