Царовска и Шкријељ во Охрид: Пензиите се сигурни, исплатите се редовни, одговорно се грижиме за пензионерите

Пензионерите се сигурни – пензиите ги добиваат предвреме а пензискиот систем е стабилен. Во секоја пензија што се исплатуваше изминатите месеци беше вградено и јануарското покачување. Не дозволивме ниту здравствено-економската криза да се одрази на стандардот на повозрасните членови на нашата заедница, нивните месечни приходи редовно пристигнуваат. Заменичката на претседателот на Владата за економски прашања Мила Царовска и дополнителната заменик министерка за труд и социјална политика Санела Шкријељ денеска се сретнаа со пензионерите од Охрид и разговараа за актуелната состојба и прашањата поврзани со натамошната реформа на социјалната заштита.

„Грижата за пензионерите е еден од приоритетите на оваа Влада. Ветивме дека ќе ги зголемиме пензиите и тоа го направивме. Јануарската пензија беше повисока за 722 денари, а ова зголемување влезе во основицата на пензијата што се исплатува секој месец. Со тоа просечната пензија ја зголемивме на 15.500 денари, зголемувањето на пензиите се прави според закон, со издржани пресметки”, рече Царовска.

Секој пензионер има право на достоинствен живот и сите имаат право да уживаат во плодовите од тоа што го сработиле во животот. Кризата предизвикана од коронавирусот потврди дека она што им треба на пензионерите е услуга во заедниците во кои живеат.

„Го почнавме развојот на услуги на локално ниво како што се помош и нега во домашни услови, и тој процес мора да продолжи. Пензионерите на кои им е неопходна поддршка во секојдневните обврски и во справувањето со хроничните болести, со закон добија право на помош во домот. Ова е концептот на чија имплементација работиме, ги подготвуваме општините и давателите на услуги“, посочи Шкријељ, додавајќи дека сите заедно, почитувајќи ги мерките, ќе бидеме победници во битката со вирусот, по што нашите повозрасни граѓани повторно ќе можат да се дружат и активно да ги минуваат пензионерските денови.

 

Carovska dhe Shkrijel në Ohër: Pensionet janë të sigurta, pagesat janë të rregullta, me përgjegjësi kujdesemi për pensionistët

Pensionistët janë të sigurt – pensionet i marrin para kohe, ndërsa sistemi pensional është i qëndrueshëm. Çdo pension që është paguar muajt e kaluar ka pasur edhe rritjen e janarit. Nuk lejuam që as kriza shëndetësore-ekonomike të reflektohet në standardin e anëtarëve më të moshuar të komunitetit tonë, të hyrat e tyre mujore rregullisht paguhen. Zëvendëskryetarja e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Mila Carovska dhe zv/ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijel sot u takuan me pensionistët e Ohrit dhe diskutuam mbi gjendjen aktuale dhe për çështje që ndërlidhen me reformën e mëtejshme të mbrojtjes sociale.

“Kujdesi ndaj pensionistëve është një nga prioritetet e kësaj Qeverie. Premtuam se do t’i rritim pensionet dhe këtë e bëmë. Pensioni i janarit ishte më e lartë për 722 denarë, ndërsa kjo rritje hyri në bazën e pensionit që paguhet çdo muaj. Me këtë veprim pensionin mesatar e kemi rritur në 15.500 denarë. Rritja e pensioneve bëhet me ligj, me përllogaritje të qëndrueshme”, theksoi Carovska.

Secili pensionit ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe të gjithë kanë të drejtë të gëzojnë frytet e asaj që kanë punuar në jetë. Kriza e shkaktuar nga virusi Korona konfirmoi se ajo që u nevojitet pensionistëve është shërbimi në bashkësitë ku jetojnë.

“E filluam zhvillimin e shërbimeve në nivel lokal, siç është ndihma dhe kujdesi në kushte shtëpie dhe ky proces duhet të vazhdojë. Pensionistëve që u nevojitet mbështetja e vazhdueshme në obligimet e përditshme dhe në ballafaqimin me sëmundjet kronike, me ligj fituan të drejtën për ndihmë në shtëpi. Ky është koncepti mbi të cilin punojmë, i përgatitim komunat dhe ofruesit e shërbimeve, nënvizoi Shkrijel, duke shtuar se të gjithë së bashku, duke i respektuar masat do të jemi fitues në betejën me virusin, dhe më pas qytetarët tanë më të moshuar sërish do të jenë në gjendje të shoqërohen dhe aktivisht t’i kalojnë ditët e pensionit. 

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->